Tre shtetas nga Vushtrria vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në Shkup, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur të konfirmojnë vendndodhjen e tyre. Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet vendore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për të koordinuar veprimet lidhur me rastin.
Bëhet fjalë për Ejup Ternavën, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët sipas familjarëve janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës , pasi ishin nisur nga aeroporti i Shkupit drejt Kosovës. Familjarët kanë deklaruar se që nga ai moment kanë humbur çdo kontakt me ta dhe telefonat e tyre nuk janë më të qasshëm.
Sipas informacioneve të para, tre personat po udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me targa MR-DT 2025. Autoritetet po vazhdojnë verifikimet dhe kërkimet për zbardhjen e rastit. Ambasada ka bërë thirrje që çdo person që mund të ketë informacion për të zhdukurit ose automjetin e tyre, ta njoftojë menjëherë Policinë ose familjarët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
