Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione në rajonin e Prizrenit, ku ka arritur të konfiskojë katër armë zjarri në raste të ndryshme, pas raportimeve për përdorim të armëve gjatë gazmendeve familjare. Sipas autoriteteve, gjatë javës së fundit në Prizren dhe Suharekë janë sekuestruar tri pistoleta dhe një armë automatike e tipit AK-47.
Dy prej rasteve kanë nisur pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, të cilët kishin njoftuar për të shtëna me armë gjatë organizimeve familjare. Policia ka bërë të ditur se në tre raste të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Ndaj tyre janë hapur procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Autoritetet kanë paralajmëruar se përdorimi i armëve në ahengje dhe festa përbën rrezik të madh për qytetarët dhe mund të sjellë pasoja të rënda.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje që çdo rast i përdorimit apo posedimit të paligjshëm të armëve të raportohet, duke theksuar se lufta kundër armëve ilegale mbetet një nga prioritetet për ruajtjen e sigurisë publike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
