Sezoni i ri i elitës së futbollit në Bullgari ka nisur me një skandal të madh. Një gol i shënuar në ndeshjen mes Spartak Varna dhe CSKA Sofja1948 tregon gjithçka, shkruan Indeksonline. Ishte minuta e 13-të, ku skuadra vendase shënon gol me anë të Stojanovskit. Ky gol po shihet si skandal, pasi gjithçka dukej e montuar.
Fillimisht gabon lojtari kundërshtar, më pas nga distanca me një goditje të lehtë, lojtari i Varnas shënon gol – edhe pse potieri kishte mundësi të largonte topin. Vetëm shikojeni këtë gol qesharak të shënuar në elitën e futbollit bullgar.
