Serwer: Lufta e dytë kundër Iranit dëshmoi dobësinë amerikane

0%

Shpërndaje në: Profesori amerikan Daniel Serwer ka vlerësuar se lufta e dytë kundër Iranit ishte një gabim strategjik që, sipas tij, ekspozoi dobësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe paaftësinë e tyre për të parashikuar pasojat e veprimeve ushtarake.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Serwer ka thënë se, ndonëse lufta e parë kundër Iranit mund të argumentohet se pati ndikim pozitiv duke dëmtuar programin bërthamor iranian, lufta e dytë ishte “çmenduri”. “Lufta e dytë vërtet dëshmoi dobësinë amerikane.

Është një demonstrim gjigant i dobësisë amerikane, paaftësisë në anën diplomatike, por edhe një paaftësie për të parashikuar pasojat e veprimeve të saj”, ka thënë Serwer. Sipas tij, veprime të tilla e kanë dobësuar SHBA-në në mënyrë dramatike dhe kanë krijuar hapësirë për kundërshtarët e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Serweri shtoi se debatet mbi prioritetet e politikës së jashtme amerikane, përfshirë ndihmën e huaj dhe balancën mes Azi-Paqësorit, Evropës dhe Hemisferës Perëndimore, janë të nevojshme, por theksoi se ato nuk duhet të çojnë në vendime që dobësojnë pozicionin e Shteteve të Bashkuara.

Burimi: Koha