Kane lavdëron selektorin e Anglisë

0%

Shpërndaje në: Kapiteni Harry Kane e ka lavdëruar selektorin e Anglisë, Thomas Tuchel. Anglia e fitoi medaljen e bronztë pasi në ndeshjen për vend të tretë e mposhti Francën me rezultatin 6:4. Ëndrra për trofeun e Kupës së Botës për Anglinë përfundoi në gjysmëfinale, pasi u mposht nga Argjentina.

Pavarësisht se Tuchel u kritikua shumë, kapiteni i “Tre Luanëve” i doli në mbrojtje duke thënë se ka qenë i jashtëzakonshëm. “Ai ka qenë i jashtëzakonshëm nga perspektiva e një lojtari. Ky ishte turneu i tij i parë dhe ai do të mësojë prej tij. Jam vërtet shumë krenar.

Ta përfundojmë turneun me një medalje është më e pakta që e meritojmë për gjithë përpjekjen që kemi bërë”, ka thënë sulmuesi i Bayern Munchenit. 32-vjeçari në Botërorin që u mbajt në SHBA, Meksikë dhe Kanada i realizoi gjashtë gola dhe bëri një asistim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha