Sacha Dubuc i Belgjikës, më i miri i Evropianit II në Prishtinë

0%

Sacha Dubuc i Belgjikës është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i Men’s 20 EHF Championship II në Prishtinë. Astor Sjoblom i Finlandës është shpallur mbrojtësi më i mirë. Golashënuesi më i mirë është Simon Dupont i Belgjikës.

Shtatëshja më e mirë përbëhet nga: Viljo Ukkonen i Finlandës (portier), Benjamin Gagyi i Sllovakisë (alo e majtë), Tomas Obulany i Sllovakisë (bek i majtë), Arne Berglund i Finlandës (qendër), Zlatomir Kolev i Bullgarisë (pivot), Bob Mousel i Luksemburgut (bek i djathtë), Oliver Aalto i Finlandës (bek i djathtë).

Burimi: Bota Sot