Kabashi e Pajaziti në shtatëshen më të mirë, Mulaj golashënuesi më i

0%

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pasur prezantim të madh në ekipin më të mirë të Men’s 20 EHF Championship I që të dielën përfundoi në Prishtinë. Portieri Olt Kabashi dhe Suad Pajaziti janë përzgjedhur në shtatëshen më të mirë. Pajaziti është përzgjedhur si qendra më e mirë. Ndërkohë Olsi Mulaj është golashënuesi më i mirë me 46 gola.

Lojtari më i vlefshëm (MVP) u shpall Marek Skwarczynsky i Holandës. Mbrojtësi më i mirë u shpall Antonio Capozzoli i Italisë. Në shtatëshe janë përfshirë edhe Gabriele Somma i Italisë, Markus Leidsaar i Estonisë, Pirk Jaan i Estonisë, Skwarczynsky i Holandës dhe Aleksa Knezheviq i Malit të Zi.

Burimi: Bota Sot