“Rama jepe dorëheqjen!”- Qytetarët nuk dorëzohen, marshojnë nëpër

0%

Pas 50 ditësh protestë të pandërprerë, qytetarët kanë vijuar edhe këtë mbrëmje marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qindra protestues janë nisur nga zona para Kryeministrisë dhe kanë vijuar lëvizjen në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke e shoqëruar marshimin me slogane kundër qeverisë.

“Rama jepe dorëheqjen!”, “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!” dhe thirrje të tjera politike janë dëgjuar gjatë ecjes së qytetarëve në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë tubimet e përditshme deri në largimin e kryeministrit.

Burimi: Bota Sot