Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe më pas ka tentuar të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës . I dyshuari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, duke e goditur fizikisht dhe me një mjet të fortë.
Pas incidentit, ai ka tentuar të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë, por ndërhyrja e njësive relevante policore ka bërë të mundur parandalimin e rastit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
