Anulohet tubimi i paralajmëruar para selisë së LDK-së

0%

Është anuluar tubimi që ishte paralajmëruar të mbahej sot në orën para zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në një njoftim për media bëhet e ditur se vendimi është marrë me kërkesë të autoriteteve të LDK-së dhe me qëllim të mbarëvajtjes së rregullt të procesit.

“Ju njoftojmë se, me kërkesë të autoriteteve të LDK-së dhe në funksion të mbarëvajtjes së rregullt të procesit, kemi marrë vendim për anulimin e tubimit të paraparë për sot, në ora , para zyrave të LDK-së”, thuhet në njoftimin e një grupi në Facebok i quajtur “Lidhja me Popullin” që paralajmëroi protestë në mbrojtje të Lumir Abdixhikut, pas dërgimit të nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

Po ashtu, organizatorët kanë bërë thirrje që procesi të zhvillohet në frymë demokratike, me transparencë dhe duke respektuar vullnetin e elektoratit të LDK-së. “Njëkohësisht, bëjmë thirrje që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe duke respektuar vullnetin e elektoratit të LDK-së për një LDK unike, të bashkuar dhe të fortë”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KosovaPress dy javë më pare ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, po e udhëheq këtë proces, duke vizituar degët e LDK-së në nivel vendi për të kërkuar nënshkrimet e delegatëve për votëbesimin ndaj Abdixhikut. Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut po vjen pas pakënaqësive brenda kësaj partie për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Burimi: Telegrafi