Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës në Vushtrri. Sipas informacioneve të policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, i dyshuari dyshohet se ka fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij. Më pas, në shenjë revolte, ai dyshohet se me një thikë ka dëmtuar njërën nga dyert e shtëpisë. Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.
Burimi:
Bota Sot
