Njoftim i pazakontë rreth katër muaj përpara, 350 euro për të ndjekur

0%

Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, konsiderohet edhe sfida me interesin më të lartë në futbollin shqiptar. Rivaliteti i dy klubeve ka bërë që prej kohësh të organizohen udhëtime nga jashtë vendit. Këtë herë është një rast më i pazakontë. Bëhet fjalë për derbin e fazës së dytë, Tirana-Partizani, që pritet të luhet rreth datës 6 dhjetor.

“Groundhoticket” ndodhet në Holandë dhe njofton më shumë se katër muaj përpara për paketën e derbit. Me çmimin 350 përfshihet eksperienca që do të zgjasë katër netë dhe tri ditë. Pikërisht nga data 4 dhjetor deri më 7 dhjetor. Janë gjashtë vende të lira siç njoftohet. Në çmim përfshihet qëndrimi në hotel, biletat e avionit Eindhoven-Tiranë dhe biletat e stadiumit.

Po ashtu edhe një tur i përbashkët në qytetin e Tiranës, bashkë me ngjitjen me teleferik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot