Miqësorja e fundit detyron Juventusin të ndërhyjë

0%

Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Basel, në miqësoren e parë para fillimit të sezonit. Shqetësimi më i madh për Juventusin nga ky takim nuk ishte rezultatit dhe mungesa e golit, por dëmtimi i sulmuesit të ri, i transferuar këtë verë, Jeff Ekhator, pas vetëm 29 minutash lojë.

Dëmtimi i Ekhator duket serioz edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të rikthehet në fushë. Dëmtimi i 19-vjeçarit e detyron Juventusin të ndërhyjë me patjetër në merkato për të transferuar një qendërsulmues.

Pas largimit të Dusan Vlahovic, Jonathan David dhe Lois Openda nuk e bindin trajnerin Luciano Spalletti dhe tani dëmtimi i Ekhator, janë të gjitha arsye që Juventus të transferojë një qendërsulmues. Dëshira e madhe e të gjithëve në Torino është rikthimi përfundimtar i Kolo Muani, për të cilin PSG kërkon 40 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Juventus po ashtu ka pyetur së fundmi edhe për brazilianin e Tottenham, Richarlison, i cili kushton 25 milionë euro.

Burimi: Bota Sot