Sadri Ramabaja: Dy skenarët që mund ta ndryshojnë fatin politik të

0%

Analisti politik Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së, duke thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj partie mund të sjellë një ndryshim të madh në kursin politik të saj. Sipas Ramabajës, ekzistojnë dy skenarë kryesorë: zgjedhja e Hykmete Bajramit në krye të partisë ose marrja e drejtimit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai vlerëson se në rastin e parë LDK-ja mund të përballet me rrezikun e tkurrjes elektorale, ndërsa ardhja e Ramës në krye të partisë do të mund të shihej si një zbehje e dallimeve politike mes LDK-së dhe PDK-së. Ramabaja paralajmëron se secili prej këtyre skenarëve mund të ndikojë në rolin e ardhshëm të LDK-së në skenën politike të Kosovës.

Shkrimi i plotë: Dy skenarët e mundshëm të zhvillimeve politike brenda LDK-së … Atë që Kuvendi i 1996-ës nuk arriti ta realizonte – transformimin e LDK-së nga brenda – duket se sot po e realizon një proces tjetër politik që po i paraprinë Kuvendit të jashtëzakonshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jo përmes një bashkimi formal, por përmes ndikimit politik, rrjeteve të interesit dhe ndryshimit gradual të ekuilibrave të brendshëm të kësaj partie.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së pritet ta kurorëzojë këtë proces përmes njërit prej dy skenarëve, të cilët, ndonëse të ndryshëm në formë, mund të prodhojnë një rezultat të ngjashëm: dobësimin ose fundin e rolit të LDK-së si alternativë historike. Skenari i parë lidhet me zgjedhjen e Dr. Hikmete Bajramit në krye të partisë.

Ajo përfaqëson krahun më aktiv të rugovistëve brenda LDK-së dhe shihet si zëri më kritik ndaj afrimeve të mundshme me PDK-në. Megjithatë, nëse nën drejtimin e saj LDK-ja do ta shtynte vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare në vjeshtë, rreziku i një tkurrjeje të mëtejshme elektorale do të ishte i konsiderueshëm.

Në këtë rast, LDK-ja mund të hynte në një fazë të re të dobësimit politik, duke mbetur një subjekt me peshë historike, por me ndikim gjithnjë e më të kufizuar në skenën politike. Skenari i dytë lidhet me emrin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Nëse ai do të merrte drejtimin e LDK-së, ky akt nuk do të ishte thjesht një ndërrim lidershipi.

Ai do të mund të interpretohej si sinjali më i qartë se kufiri politik ndërmjet LDK-së dhe PDK-së është zbehur deri në pikën e humbjes së dallimeve strategjike. Në planin politik, ky zhvillim do të nënkuptonte transformimin e LDK-së nga një alternativë historike ndaj PDK-së në një subjekt komplementar të saj.

Burimi: Bota Sot