Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Çermë-Divjakë, 1 viktimë dhe 5 të

0%

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete ka ndodhur në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Dy automjete, një BMË dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar pasoja tragjike. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Opel, 39-vjeçari Barjam Kaçani, baba i tre fëmijëve.

Ndërkohë, pesë persona që udhëtonin me BMË kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë dokumentuar aksidentin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot