Evenepoel fiton etapën e 15-të, Vingegaard rrëzohet rreth 20

0%

‘Tour de France 2026’ përjetoi një kthesë të madhe në etapën e 15-të. Remco Evenepoel fitoi ngjitjen finale në Plateau de Solaison pas 184 kilometrash garë, ndërsa Jonas Vingegaard u detyrua të braktisë garën pas një rrëzimi rreth 20 kilometra nga finishi.

Belgu 26-vjeçar i skuadrës Red Bull Bora Hansgrohe triumfoi në sprint ndaj liderit të përgjithshëm Tadej Pogaçar, ndërsa meksikani Isaac Del Toro përfundoi vetëm 6 sekonda më pas. Në vendin e katërt u rendit francezi i ri Seixas me 58 sekonda humbje, përpara Florian Lipowitz.

Kjo ishte një nga paraqitjet më të mira malore në karrierën e Evenepoelit, i cili tashmë shihet si kandidati më serioz për vendin e dytë në Paris pas Pogaçarit. Slloveni mbetet plotësisht në kontroll të garës dhe vazhdon të mbajë fanellën e verdhë. Në këtë etapë u tërhoq edhe sprinteri belg Tim Merlier (Soudal-Quick Step), fitues i tri etapave në këtë edicion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Tour de France 2026” do të ketë nesër ditën e dytë dhe të fundit të pushimit, ndërsa të martën rikthehet me një kronometër individual prej 26.1 kilometra nga Evian-les-Bains në Thonon-les-Bains, ku pritet një duel i madh mes pretendentëve të klasifikimit të përgjithshëm. Etapa e 15-të 1. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) 04h 23′ 09” -B:10 2.

Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 04h 23′ 09-B:6 3. Isaac Del Toro Romero (UAE Team Emirates) XRG + 00h 00′ 06”B:4 4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 00′ 58 5. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 58 6. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) 00h 01′ 57 7. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 01′ 57 8. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 02′ 00 9.

Adam Yates (UAE Team Emirates XRG ) + 00h 02′ 00 10. Q.uinn Simmons (LIDL-TREK) + 00h 02′ 16 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 55h 41′ 31” 2. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 05′ 00 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 05′ 58” 4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 06′ 23 5.

Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 06′ 48 6. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 07′ 25 7. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 09′ 38 8. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 10′ 28 9. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 10′ 56 10. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 19′ 26

Burimi: Bota Sot