Kounde thyen heshtjen pas humbjes 6-4 ndaj Anglisë: Kjo ndeshje nuk

0%

Mbrojtësi i Francës, Jules Kounde, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes spektakolare 6-4 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e këtij takimi.

Futbollisti francez, i cili e ndoqi nga stoli pjesën e parë katastrofike të “Les Bleus” përpara se skuadra të reagonte në fraksionin e dytë, pranoi se ekipi ishte i dëshpëruar që nuk arriti t’i dhuronte një fitore lamtumire trajnerit Didier Deschamps. “Personalisht, mendoj se kjo ndeshje nuk duhet të luhet fare”, deklaroi Kounde.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të luash një takim të tillë kur je përgatitur vetëm për një objektiv, finalen. Megjithatë, kishim detyrimin ta zhvillonim dhe të luftonim për veten tonë”. Mbrojtësi i Barcelonës vlerësoi se Franca, pavarësisht rezultatit, la një përshtypje pozitive gjatë turneut, por pranoi se mënyra se si përfundoi rrugëtimi në Kupën e Botës do të mbetet një zhgënjim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në përgjithësi, kemi lënë një përshtypje pozitive, por ta mbyllësh turneun në këtë mënyrë të lë një shije të hidhur”, përfundoi Kounde.

Burimi: Telegrafi