Pas gjashtë vitesh, burri rrëfen ku e kishte varrosur gruan që e vrau

0%

Trupi i infermieres franceze Delphine Jubillar, e zhdukur prej dhjetorit të vitit 2020, është gjetur dhe identifikuar përmes analizave të ADN-së. Prokuroria e Toulouse bëri të ditur se eshtrat e gjetura së fundmi i përkisnin 33-vjeçares, e cila ishte zhdukur nga fshati Cagnac-les-Mines, pranë qytetit Albi në jug të Francës.

Zhdukjen e saj e kishte raportuar bashkëshorti, Cédric Jubillar, i cili në atë kohë kishte deklaruar se çifti ndodhej në proces divorci me marrëveshje. Hetimet zbuluan se marrëdhënia mes tyre ishte e rënduar dhe se bashkëshorti e kishte kërcënuar disa herë me jetë.

Edhe pse trupi i saj nuk ishte gjetur, Cédric Jubillar u dërgua në gjyq dhe në tetor të vitit të kaluar u dënua me 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes. Ai kishte mohuar vazhdimisht akuzat, duke pretenduar se nuk i kishte bërë asgjë Delphines.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, në fillim të korrikut çështja mori një kthesë të papritur, pasi Jubillar pranoi përgjegjësinë për vdekjen e saj dhe u tregoi hetuesve vendin ku e kishte varrosur trupin. Eshtrat u gjetën në një arë pranë një pylli, rreth 10 kilometra larg shtëpisë së familjes. Delphine Jubillar ka lënë pas dy fëmijë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com