Sllovenët e Aluminij dhe Dinamo do të përballen të enjten e 23 korrikut, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League. Sfida që do të zhvillohet në Slloveni, nis në orën . Ndërkohë që UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë islandezi, Ivar Orri Kristjansson.
Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Birkir Sigurdarson dhe Gylfi Mar Sigurdsson. Në rolin e arbitrit të katërt, është emëruar Thordur Thorsteinsson Thordarson. Pra të katër arbitrat janë nga Islanda.