Shpërndaje në: Një traget që transportonte 116 pasagjerë është fundosur pranë brigjeve të Guajanës. Deri më tani janë shpëtuar tetë persona, kanë bërë të ditur autoritetet vendase. Anija “MV Barima” është përmbysur pranë zonës Iron Punt, gjatë itinerarit të saj nga Georgetoën-i drejt Port Kaituma-s.
Një thirrje për ndihmë ishte pranuar në orën me orën lokale të shtunën, duke vënë në lëvizje një operacion urgjent kërkim-shpëtimi që përfshin mjete lundruese shtetërore dhe private, ka bërë të ditur ministri i Punëve Publike, Juan Edghill, në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale.
Situata aktuale e operacionit mbetet e paqartë dhe nuk dihet nëse autoritetet presin të shpëtojnë pasagjerët e mbetur. Edhe Botë 1 o. më parë Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës Sipas të dhënave në faqen “VesselFinder”, “MV Barima” është ndërtuar në vitin 1939 dhe ka një gjatësi prej 40 metrash.
Edghill ka thënë se anija ishte e pajisur me 250 jelekë shpëtimi, dy varka shpëtimi me strukturë të ngurtë dhe gjashtë varka shpëtimi të frytshme.
