Flakët përfshijnë banesën në Lushnjë, shtëpia digjet plotësisht. Ja

0%

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Stan Karbunarë të Bashkisë Lushnjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, duke përfshirë të gjithë banesën. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht orenditë shtëpiake dhe çatia e shtëpisë.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej asnjë person. Familjarët që kujdeseshin për shtëpinë nuk ishin aty, ndërsa pronari i saj ndodhet jashtë shtetit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për izolimin e flakëve dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesën ngjitur dhe në zonën përreth.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ekspertët po vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot