Ekskluzive | Ky është personi që dyshohet se u zhduk gjatë notit në

0%

Një operacion i gjerë kërkimi është duke u zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Liqenin e Batllavës, pasi një shtetas i Arabisë Saudite dyshohet se është zhdukur gjatë kohës sa po notonte, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që dyshohet se është zhdukur është Abdullah Aljohani, rreth 55 vjeç, shtetas i Arabisë Saudite.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 19 korrik, rreth orës , nga djali i tij, M. Aljohani (17), i cili ka deklaruar para Policisë se babain e kishte parë për herë të fundit rreth orës , derisa ishte duke notuar në Liqenin e Batllavës. Që nga ai moment, familjarët nuk kanë arritur ta lokalizojnë dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzika dhe njësitë policore përkatëse. Po ashtu janë njoftuar edhe ekipi i Emergjencës, zjarrfikësit dhe është kërkuar angazhimi i ekipit të zhytësve, me qëllim të kërkimit në ujërat e liqenit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operacioni i kërkimit ishte në zhvillim në momentin e raportimit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për fatin e 55-vjeçarit. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com