Rice i lumtur pas fitores: Kjo është Anglia

0%

Anglia ka arritur të zë vendin e tretë në Kampionatin Botëror 2026. Ata mposhtën një nga favoritët e kësaj gare, Francën me rezultat 4-6 duke e bërë një nga ndeshjet më dramatike të kësaj gare. Heroi i ndeshjes ishte Bukayo Saka i cili shënoi tre gola për anglezët. Përveç tij, shënuan edhe Declan Rice, Jude Bellingham dhe Konsa.

Për francezët, Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Ai gjithashtu asistoi Bradley Barcola, teksa gol gjeti edhe Ousmane Dembele. Pas ndeshjes mesfushori anglez, Declan Rice tha se ky grup i Anglisë është grupi më i mirë i lojtarëve që kjo kombëtare ka pasur për një kohë të gjatë.

“Ky është grupi më i mirë i lojtarëve që Anglia ka pasur për një kohë të gjatë. Ky është një fakt dhe askush nuk mund të na e heqë këtë,” tha Rice. “Mendoj se si ekip mund të jemi krenarë, e vetmja gjë që dhemb është humbja në gjysmëfinale. Kemi mjaftueshëm për të qenë krenarë në gjysmëfinale dhe çerekfinale. Në fund të fundit, duam të fitojmë me Anglinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por të dalim të tretët në këtë turne është një arritje e vërtetë.”

Burimi: Bota Sot