Ekskluzive | Sherri familjar zbulon arsenal armësh në Prishtinë –

0%

Një konflikt familjar në Prishtinë ka marrë përmasa të rënda, duke përfunduar me bastisje policore, sekuestrim armësh dhe arrestimin e katër anëtarëve të së njëjtës familje, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë Ahmed Shabani , 26 vjeçar, Ismail Shabani , 22 vjeçar, Jeset Shabani , 64 vjeçar dhe Abdusamet Shabani , 30 vjeçar, ndërsa viktimë e rastit është E.

H., 34 vjeçar. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës , në rrugën “Apollonia” në Prishtinë, ku Policia u njoftua për një mosmarrëveshje familjare që kishte eskaluar në dhunë.

Nga deklaratat e viktimës dhe dëshmitarëve rezulton se konflikti kishte kaluar nga përplasja verbale në sulm fizik dhe kanosje, ndërsa është raportuar se disa nga të dyshuarit posedonin armë zjarri në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas bastisjes në shtëpinë e Ahmed Shabanit, Policia ka sekuestruar një pushkë automatike të prodhimit kinez, një karikator, 59 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një jelek antiplumb taktik. Ndërkaq, në shtëpinë e Ismail Shabanit është gjetur edhe një pushkë ajrore e kalibrit 4.5 mm, e cila gjithashtu është sekuestruar.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor “Jugu”, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori kujdestar për të mbikëqyrur personalisht zhvillimin e hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi”. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com