Vojdova mesazh ish-ekipit

0%

Mërgim Vojvoda ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, një ditë pasi u zyrtarizua si futbollisti më i ri i ekipit të Udineses. Mbrojtësi shqiptar nga Kosova i është drejtuar ish klubit të tij, ku shkruan se ndihet i lumtur dhe krenar që veshi fanellën e Comos dhe që ishte pjesë e historisë që shkroi skuadra nga Lombardia në kampionatin italian.

“Jam ndjerë vërtetë i lumtur atje dhe kjo nuk ka çmim. Dua t’i falenderoj të gjithë shokët e skuadrës, presidentin, trajnerin dhe të gjithë stafin për gjithçka që ju keni bërë. Dhe për tifozët, faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë e jashtëzakonshme. Më bëtë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë. I uroj të gjithë familjes Como më të mirat në të ardhmen.

Numri juaj 31”, shkruan ndër të tjera Vojvoda. Me skuadrën e trajnerit Cesc Fabregas, mbrojtësi dardan i zhvilloi 45 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe asistuar 5 të tjerë. Përpara se të transferohej tek ky ekip, ai pati një përvojë të mëparshme me Torinon, ku luajti 135 ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot