Kufizimet për kamionët në autoudhë vazhdojnë edhe nesër

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kufizimet e përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë në autoudhë, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga dita e shtunë, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora deri në , pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime. Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve dhe drejtuesve që të respektojnë kufizimet dhe të planifikojnë lëvizjet sipas orarit të përcaktuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot