Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, pasi fqinjët dhe familjarët u alarmuan nga një erë e rëndë që vinte nga shtëpia, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Rrustem Gashi .
Sipas burimeve të Sinjalit , rasti është raportuar më 18 korrik, rreth orës , në rrugën “Oso Kuka”, ku dëshmitari A.G. rreth 30-vjeçar ka njoftuar Policinë se nga shtëpia ku jetonte i vetëm viktima po kundërmonte një erë e pakëndshme. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka hyrë në objekt, e ka gjetur Rrustem Gashin të shtrirë në banjë, pa shenja jete.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet njësitë e hetimeve të Stacionit Policor, Hetimet Rajonale dhe Forenzika, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
