Çitaku: Kosova po izolohet, ndërsa Serbia po thellon partneritetin

0%

Shpërndaje në: Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se Kosova po mbetet e izoluar në arenën ndërkombëtare, ndërsa Serbia po forcon bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, prej gjashtë vjetësh Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese, me marrëdhënie të dëmtuara me aleatët strategjikë, ndërkohë që Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të re për Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Çitaku përmes një statusi në Facebook theksoi se kjo marrëveshje përfshin fusha të rëndësishme si inteligjenca artificiale, energjia, gazi i lëngshëm amerikan (LNG), të cilin, sipas saj, kryeministri Albin Kurti e kishte refuzuar, si dhe bashkëpunimin në hulumtimet hapësinore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo përmendi gjithashtu se, vetëm pak ditë pas vizitës në Kosovë të këshilltarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, u publikua një raport, të cilin e cilësoi si tejet kritik dhe që, sipas saj, dëmton imazhin e Kosovës. “Këto nuk janë rastësi.

Janë pasojë e një politike që e ka zëvendësuar diplomacinë me propagandën, partneritetin me arrogancën dhe interesin shtetëror me kultin e liderit”, ka deklaruar Çitaku.

Edhe Arbëri 1 o. më parë Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë Ajo shtoi se Kosova dikur ishte në qendër të vëmendjes së botës demokratike, ndërsa sot, sipas saj, po rrëshqet në periferi të interesimit të qendrave vendimmarrëse ndërkombëtare.

Në fund, Çitaku theksoi se e ardhmja e Kosovës ndërtohet përmes aleancave të forta, besueshmërisë dhe koordinimit me partnerët strategjikë, duke paralajmëruar se, me këtë mënyrë të qeverisjes, vendi rrezikon të mbetet në periferi, një kosto që, sipas saj, do ta paguajnë qytetarët dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Burimi: Koha