Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar e treta në Men’s 20 EHF Championship I në Prishtinë, ku në ndeshje për medalje të bronztë, Kombëtarja jonë U20 e mposhti të dielën Italinë me rezultatin . Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa Olsi Mulaj e shënoi golin e fitores në sekondën e fundit.
Italianët shfaqën më shumë në pjesën e parë, por Kombëtarja jonë u kthye furishëm në minutat e fundit të takimit për ta mbyllur në podium Evropianin. Është ky tjetër sukses i gjeneratës që vjet luajti në Botërorin në Egjipt. Suad Pajaziti ishte më i dalluari në Kombëtaren e Kosovës. Ai ndeshjen e përfundoi me 9 gola nga 9 tentime.
Gjashtë gola i realizoi Olsi Mulaj, kurse tri Amar Muqolli.Olt Kabashi i bëri dhjetë pritje. Në Evropianin I garuan gjashtë ekipe kombëtare. Gjashtë të tjera ishin në Men’s 20 EHF Championship II
