Akti i fundit Botërorit 2026 do të luhet sot prej orës mes Argjentinës dhe Spanjës në Nju Xhersi. Kjo finale hyn në histori, pasi për herë të parë kampionia në fuqi e Europës përballet me kampionen aktuale të Copa America. Spanja mbërrin në këtë sfidë në formë të jashtëzakonshme. Iberikët kanë pësuar vetëm 1 gol gjatë gjithë turneut dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh.
Përfaqësuesja spanjolle u bë e para që regjistroi 6 ndeshje pa pësuar në një edicion të vetëm të Kupës së Botës. Në fazën me eliminim direkt eliminoi Austrinë, Portugalinë, Belgjikën dhe Francën. Skuadra spanjolle ka 37 ndeshje radhazi pa humbje në kohën e rregullt. Një sukses në finale do t’i siguronte rekordin absolut si kombëtarja Europiane me serinë më të gjatë pa humbje.
Në anën tjetër, Argjentina vazhdon të tregojë karakter kampioni. Në gjysmëfinale përmbysi Anglinë me rezultatin 2 – 1, duke siguruar finalen e shtatë në historinë e saj në Kupën e Botës. Më parë ka patur 3 fitore dhe 3 humbje. Në 4 ndeshjet e fazës me eliminim direkt, Argjentina është kualifikuar pas kohës shtesë ose duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit.
Përfaqësuesja e Lionel Messi synon të fitojë titullin e dytë radhazi botëror, një arritje që do ta bënte vetëm kombëtaren e dytë në histori që mbron me sukses trofeun, pas Brazilit në 1958 dhe 1962. Bilanci është plotësisht i ekuilibruar, 6 fitore për Spanjën, 6 për Argjentinën dhe 2 barazime.
