Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet te Udinese

0%

Mërgim Vojvoda është zyrtarisht futbollist i ri i Udineses. Klubi italian ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës nga Como, duke e prezantuar si një përforcim me cilësi dhe përvojë për repartin defensiv. 31-vjeçari është transferuar me karton të plotë dhe ka nënshkruar kontratë që e mban të lidhur me klubin friulian deri më , me opsion për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Në komunikatën zyrtare, Udinese e përshkruan Vojvodën si një futbollist shumë të gjithanshëm, i aftë të luajë si në një mbrojtje me katër lojtarë, ashtu edhe në rolin e krahut të djathtë në skemat me pesë mbrojtës. Klubi vlerëson teknikën e tij të mirë dhe prirjen për të kontribuar edhe në fazën sulmuese.

I lindur më në Llaushë të Kosovës, Vojvoda hapat e parë në futboll i hodhi në Holandë me akademinë e Maastrichtit, përpara se të transferohej në Belgjikë te Standard Liege dhe më pas te Sint-Truiden, ku debutoi si profesionist gjatë sezonit 2014/15. Karriera e tij vazhdoi me një aventurë në Gjermani te Carl Zeiss Jena, ndërsa më pas u rikthye në Belgjikë, ku kaloi tri sezone te Mouscron.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë skuadër regjistroi 103 paraqitje dhe shënoi dy gola në kampionat dhe kupë. Në verën e vitit 2019 u rikthye te Standard Liege, me të cilin luajti edhe në Ligën e Evropës, ndërsa një vit më vonë realizoi ëndrrën për të kaluar në Serie A, duke firmosur me Torinon.

Me klubin nga Torino ai u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke zhvilluar 135 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë gjatë katër vjetëve e gjysmë, ndërsa realizoi edhe tre gola. Në janar të vitit 2025, Vojvoda iu bashkua Comos, ku u bë menjëherë një element kyç në skuadrën e drejtuar nga Cesc Fabregas.

Trajneri spanjoll e aktivizoi edhe në role më ofensivë në krah, ndërsa mbrojtësi kosovar e mbylli gjysmën e parë të sezonit 2024/25 me një gol në 11 paraqitje. Forma e tij u konfirmua edhe sezonin e kaluar, kur realizoi dy gola në 30 ndeshje të Serie A, duke ndihmuar Comon të siguronte një kualifikim historik në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, ai kontribuoi edhe në rrugëtimin e skuadrës deri në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku regjistroi katër paraqitje./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi