Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti 46 minuta, Edon Zhegrova 47 minuta!

0%

Baseli dhe Juventusi u ndanë baras (0:0) në miqësoren e luksit. Tre shqiptarë nga Kosova, startuan nga minuta e parë. Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti te Baseli, të cilët u zëvendësuan në minutën e 46-të dhe Edon Zhegrova u paraqit deri në minutën e 47-të. Në minutën e 28-të, futbollisti Ekhator i Juventusit u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Baseli pati rastin më të mirë në minutën e 58-të. Otele nuk u tregua i saktë nga penalltia, gjuajta e tij u prit nga portieri Mattia Perin. Salvi i Baselit u përjashtua me karton të kuq në minutën e 85-të.

Burimi: Bota Sot