Nipi plagosi axhën në Fushë-Kosovë: I dyshuari ende në arrati,

0%

Të shtëna me armë u dëgjuan të mërkurën mbrëma në fshatin Dobrevë të Fushë-Kosovës, ku një person u plagos nga nipi i tij. Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës , teksa shkak i të shtënave dyshohet të ketë qenë nja mosmarrëveshje ndërmjet palëve. “Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati ” kishte deklaruar policia. Burime të medias pohuan se i dyshuari në fjalë është Fidan Gjyrevci. Detaje të reja janë zbardhur rreth rastit, përfshirë dhe motivet e konfliktit. Sipas burimeve, nipi kishte sulmuar edhe xhaxhain tjetër të tij, pak ditë para se të plagoste viktimën.

Gjyrevci kishte hyrë me dhunë në lokalin e xhaxhait, duke e kërcënuar këtë të fundit me sëpatë në dorë. Pak ditë më vonë, xhaxhai i të dyshuarit erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë. Ai ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë në momentin kur u plagos nga nipi. I gjithë rasti dyshohet të ketë ndodhur për arsye pronësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet pohojnë se i dyshuari, që ende gjendet në arrati, kishte shkaktuar telashe jo pak herë me banorët e fshatit.

Burimi: Bota Sot