Shpërndaje në: Çmimi tavan i naftës i vendosur nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka shënuar sërish rritje në Kosovë, krahasuar me një ditë më parë. Të shtunën një litër naftë mund të tregtohet me 1.63 euro nga 1.60 euro sa ishte të premten. Të hënën çmimi për një litër ishte 1.56 euro. Edhe çmimi i benzinës ka shënuar rritje prej 2 centësh.
Një litër benzinë të shtunën do të mund të tregtohet me 1.45 euro. Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër shitet për 0.60 euro. Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.
