Sulmet iraniane në rajon, vendet arabe kërkojnë rikthimin e dialogut

0%

Disa vende arabe kanë dënuar ashpër sulmet e Iranit ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen pas një jave operacionesh ushtarake mes Uashingtonit dhe Teheranit. Ushtria iraniane ndërmori sulme nga mbrëmja e së enjtes deri në orët e para të së premtes, duke goditur objektiva në Oman, Jordani, Kuvajt dhe Katar.

Në Katar, një fëmijë mbeti i plagosur nga copëzat e një rakete të interceptuar. Ndërkohë, në Irak, një sulm iranian me raketa dhe dronë vrau nëntë luftëtarë të një grupi iraniano-kurd, sipas një zyrtari të organizatës. Pas sulmeve, disa shtete të rajonit reaguan me deklarata të forta, duke dënuar veprimet e Teheranit dhe duke bërë thirrje për rikthimin e dialogut.

Katari kërkoi një rikthim serioz në negociata dhe zgjidhje diplomatike, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe e cilësuan sulmin në Irak si një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit. Edhe Jordania dënoi atë që e quajti “sulme brutale iraniane”, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të rrezikojë stabilitetin e gjithë rajonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, Kuvajti dënoi sulmet ndaj Bahreinit, Katarit dhe Jordanisë, duke i cilësuar ato si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendeve të rajonit. Pavarësisht thirrjeve për diplomaci, deri tani nuk ka sinjale se SHBA-ja dhe Irani janë të gatshëm të rikthehen në tryezën e negociatave.

Burimi: Bota Sot