Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Nazario, beson se Cristiano Ronaldo duhet të mendojë seriozisht për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Portugalisë, duke theksuar se trupi i një futbollisti në fund vendos vetë se kur është koha për t’u tërhequr.
Edhe pse Cristiano Ronaldo vazhdon të besojë se mund të luajë ende për Portugalinë, madje flitet se mund të synojë edhe Kampionatin Evropian 2028, gjithnjë e më shumë figura të futbollit mendojnë se ka ardhur koha që ai të tërhiqet. Pas Alan Shearer, i cili deklaroi se CR7 duhej të ishte pensionuar tashmë nga kombëtarja, të njëjtin mendim ndan edhe Ronaldo Nazario.
“Trupi të tregon vetë kur nuk mundesh më. Lufta kundër trupit tënd është shumë e vështirë. Ndoshta Cristiano ka ende cilësi për të luajtur në Arabinë Saudite, por kur bëhet fjalë për Kupën e Botës, u pa qartë se ai është në një nivel tjetër”, tha Ronaldo. Braziliani theksoi se është shumë e rëndësishme që një futbollist ta kuptojë se kur ka ardhur fundi i karrierës.
“Sado që ta duam futbollin dhe të dëshirojmë të luajmë përgjithmonë, në fund është trupi ai që merr vendimin përfundimtar. Sot unë nuk luaj më, edhe pse mendja ime ende dëshiron, por trupi nuk mund ta përballojë më”, u shpreh njëri prej sulmuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Portugalia u eliminua në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, ndërsa Cristiano Ronaldo realizoi tre gola gjatë turneut.
