Real Madridi mbetet i interesuar për Michael Olise, por nuk ka ndërmend të prishë marrëdhëniet e shkëlqyera me Bayernin e Mynihut për të tentuar transferimin e sulmuesit francez. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të futen në garë për Olisen vetëm nëse Bayerni vendos ta nxjerrë lojtarin në shitje.
Marrëdhënia mes presidentëve të dy klubeve vazhdon të jetë shumë e mirë dhe Reali nuk dëshiron të bëjë asnjë lëvizje pa miratimin e kampionëve të Gjermanisë. Nga ana tjetër, Bayerni vazhdon të këmbëngulë se Michael Olise nuk është në shitje. Përkundrazi, plani i klubit është t’i ofrojë francezit një kontratë të re për ta blinduar për vitet e ardhshme.
Për momentin, një transferim te Real Madridi nuk duket i afërt, por situata mund të ndryshojë vetëm nëse Bayerni vendos të hapë derën për negociata në të ardhmen.
