Biznesmeni dhe ish-politikani Behgjet Pacolli bëri të ditur se në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit nënshkroi kontratë me vlerë disa qindra milionë dollarë amerikanë, gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak. Postimi i plotë: Ne Washington!
Në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak, ku u nënshkruan marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë, unë pata nderin të nënshkruaj, në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit, një marrëveshje me vlerë disa qindra milion dollarë amerikanë. Nënshkrimi u bë në prani të Kryeministrit të Irakut, SH.T.
Ali Al-Zaidi dhe sekretarit të Energjisë të ShBA Chris Wright, me Guvernatorin e Nineveh, SH.T. Abdul Qader Al-Dakhil, dhe parashikon rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturen komplete urbane banesore, gastronomike si dhe ambientale.
Jam krenar që JV jonë Mabetex Veritas vazhdon të sjellë ekspertizën e saj në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete që krijojnë vende pune, rivendosin komunitetet dhe përparojnë zhvillimin e qëndrueshëm në këtë rast midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.
