Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell

0%

Shpërndaje në: Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekët kanë kërkuar shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, ndërsa ekspertë të sigurisë në punë kanë kërkuar ndryshim orari për personat që punojnë në ambiente të hapura.

Vala e të nxehtit që e ka përfshirë Kosovën e ka rritur numrin e qytetarëve që kanë kërkuar shërbime shëndetësore. Mjeku Rushit Ismajli ka thënë se flukse janë vërejtur gjatë orarit të ditës në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në kryeqytet dhe ky përbën tregues se simptomat lidhen me temperaturat e larta.

“Vijnë për shkak të humbjes së lëngjeve, qoftë përmes dehidrimit, përmes avullimit, qoftë përmes djersitjes së tepërt, edhe ata të cilët pësojnë nga këto mund të kenë marramendje mund të kenë mundim, mund të kenë vjellje”, ka thënë specialisti i mjekësisë familjare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe ka paralajmëruar se vapa mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vitin e shkuar u vunë kufizime për bizneset, duke mos lënë punëtorët t’i ekspozohen diellit gjatë orëve të pikut.

Por, një masë e tillë nuk është marrë sivjet. Edhe Arbëri 21 min. më parë Ferizaj me peticion del kundër “Uroshevacit” Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Arian Ibishi, ka thënë se nevojitet ndryshim i orarit të punës, për ata që janë të ekspozuar ndaj diellit. “Temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për punëtorët që punojnë në ambiente të hapura.

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë dehidrim, lodhje nga nxehtësi, ngërçe muskulore, marramendje, humbje e vetëdijes, të cilat mund të jenë edhe fatale, gjithashtu rritjet edhe rreziku në vendin e punës”, ka thënë Ibishi. Ibishi ka kërkuar që të ketë angazhim më të madh nga punëdhënësit dhe mbikëqyrje më të madhe nga institucionet.

E, doktori Ismajli u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin daljet e shpeshta gjatë ditës. “Aktivitetet e tyre të bëhen në mëngjes ose në mbrëmje, dhe t’u shmangen orëve të mesditës, nga ora 10.00 e mëngjesit deri në orën 17.00 të pasdrekës është mirë që të mos dalin pa ndonjë nevojë të madhe për të bërë aktivitetet e tyre, të marrin sasinë e mjaftueshme të lëngjeve, e kam fjalën për ujin e pastër, ujin pa sheqer, pa gazra, edhe në qoftë se kanë ndonjë shenjë të marramendjes të futen në ambiente ku ka hije ose ajër të kondicionuar”, ka thënë ai.

Edhe Arbëri 49 min. më parë Rrëzohet aktgjykimi dënues ndaj dy të akuzuarve për thirrje për xhihad Të shtunën temperatura maksimale në Kosovë ka qenë 35 gradë celsius. Ato pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius në dy ditët e ardhshme, e më pastaj pritet të bien. Rezana Bozhlani

Burimi: Koha