Deschamps e refuzoi një kërkesë të lojtarëve të Francës para ndeshjes

0%

Didier Deschamps raportohet se ka refuzuar kërkesën e futbollistëve të Francës për të pasur një mbrëmje të lirë pasi skuadra mbërriti në Miami, para ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës ndaj Anglisë, shkruan L’Equipe.

Lojtarët kishin shpresuar të relaksoheshin pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Spanjës, por përzgjedhësi francez ka insistuar që skuadra të mbetet plotësisht e përqendruar te sfida e radhës. Sipas raportimit, Deschamps është i vendosur që të mos e mbyllë periudhën e tij 14-vjeçare në krye të Francës me dy humbje radhazi.

Ai u ka bërë thirrje futbollistëve që ta trajtojnë ndeshjen ndaj Anglisë me seriozitet maksimal, duke theksuar se përfaqësimi i Francës dhe tifozëve të saj mbetet një përgjegjësi e madhe, pavarësisht se bëhet fjalë për ndeshjen për vendin e tretë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përballja e së shtunës do të jetë ndeshja e 185-të dhe e fundit e Didier Deschamps si përzgjedhës i Francës, pasi ai do të largohet nga detyra menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës. Franca synon ta mbyllë aventurën e saj në Botëror me fitore, përpara se të nisë një epokë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga Zinedine Zidane./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi