Mendoi se ishte kafshë e egër, bulqizaku qëllon me çifte një person

0%

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në një zonë bujqësore të një fshati në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , ku sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Pas të shtënave, ai ka konstatuar se kishte plagosur një person.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia po administron dëshmitë dhe provat e mbledhura për të përcaktuar dinamikën e incidentit, ndërsa pritet marrja e masave procedurale ndaj autorit sipas rezultateve të hetimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com