Marigona mban sonte koncertin përmbyllës “Përjetë” në Prishtinë

0%

Sonte, në Prishtinë, zhvillohet një ngjarje më të rëndësishme për skenën muzikore shqiptare. Grupi legjendar “Marigona” ngjitet për herë të fundit në skenë me koncertin madhështor të titulluar “Përjetë”, duke i dhënë fund një rrugëtimi shumëvjeçar të mbushur me këngë, emocione dhe suksese. Koncerti përmbyllës i grupit “Marigona” mbahet sonte në Prishtinë.

Ky organizim, me sponsor medial Radio Televizionin e Kosovës, pritet të mbledhë adhurues të shumtë të muzikës që për dekada ka shoqëruar breza të tërë. Në këtë mbrëmje të veçantë, “Marigona” do të sjellë repertorin e tyre më të njohur në një performancë të drejtpërdrejtë, duke rikthyer këngët që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës rok dhe pop shqiptare.

Një ditë para koncertit përmbyllës, grupi u nderua me mirënjohje nga Albulena Haxhiu dhe nga Përparim Rama, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite në promovimin e muzikës dhe kulturës shqiptare. Koncerti “Përjetë” shënon jo vetëm një natë të veçantë muzikore, por edhe mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të skenës shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas një karriere disa dekadëshe, “Marigona” lë pas një trashëgimi artistike të çmuar dhe kujtime të shumta për publikun.

Burimi: Bota Sot