Policia e Kosovës ka bërë të ditur një personi në Isniq të Deçanit i janë gjetur 42 substanca me kokainë. Rasti ka ndodhur të premten. “Fsh.Isniq, Deçan -. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 42 qese me substance narkotike të llojit kokainë me peshë prej 23.3 gram, 375 euro dhe një telefon”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Burimi:
Telegrafi
