Edhe të dielën kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe të dielën do të vazhdojë kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet që transportojnë mallra me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë. Sipas ministrisë, vendimi zbatohet për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në dhe vlen vetëm për autoudhët. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot