Balogun: Mendova se ishte shaka kur FIFA më hoqi dënimin

0%

Shpërndaje në: Folarin Balogun ka folur për situatën e pazakontë pas heqjes së kartonit të kuq nga FIFA. Sulmuesi amerikan ka treguar se në fillim mendoi se lajmi ishte një shaka, pasi nuk e priste që vendimi të ndryshonte. 25-vjeçari Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas rregullave duhej të mungonte në sfidën e radhës.

Megjithatë, FIFA vendosi t’ia pezullojë dënimin përkohësisht, duke i lejuar të luante ndaj Belgjikës. “Dy ditë para ndeshjes kundër Belgjikës më thanë se do të më lejonin të luaja përsëri dhe për mua ishte e pabesueshme, në fillim mendova se ishte shaka”, ka thënë Balogun, shkruan të shtunën “Marca”.

Vendimi për t’ia hequr kartonin e kuq Balogunit shkaktoi shumë reagime, pasi u bë e ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, për të kërkuar rishikimin e rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha