Çfarë thotë Rodri për Messin?

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Spanjës në futboll, Rodri, ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të kenë më shumë uri për sukses sesa frikë, para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Tek Argjentina luan Lionel Messi, dhe Rodri ka vlerësuar se kjo përfaqësuese është “skuadra që duhet mposhtur”. Spanja në finale vjen pas triumfit në Ligën e Kombeve dhe në Kampionatin Evropian në vitet e fundit.

Por për fituesin e “Topit të Artë” dhe të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn, synimi mbetet Kupa e Botës. Spanja e ka pranuar vetëm një gol në këtë turne, ndërsa Rodri është pyetur nëse Spanja ka edhe pika të dobëta. Ai ka thënë se përveç pikave të forta, Spanja ka edhe pika të dobëta “të cilat do t’i mbajë për vete”.

Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Tregimi rrëqethës i Arias – nga varfëria në hero të Kolumbisë Argjentina në vitet e fundit ka fituar Kupën e Amerikës dy herë, “Finalissiman” dhe një herë Kupën e Botës. Tani është në finalen e dytë rresht. “Ne duhet të hyjmë për fitore. Jemi të vendosur për të triumfuar dhe i kemi ambiciet tona. Për mua Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e ka udhëhequr shtetin drejt triumfit në Botëror dhe tani në finale. Por, Argjentina është më shumë se Messi. Ka shumë lojtarë të tjerë nga të cilët duhet pasur kujdes”, deklaroi Rodri të premten mbrëma në konferencën për shtyp. Spanja është një herë fituese e Botërorit, në vitin 2010.

Burimi: Koha