Babai nuk ia dërgoi për vizitë tre fëmijët ish-bashkëshortes në

0%

Një rast i dyshuar i moszbatimit të një vendimi gjyqësor për takimin e tre fëmijëve me nënën e tyre ka përfunduar në Polici dhe Prokurori, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është S. B., ndërsa ankuesja është E. D. rreth 45-vjeçare, me banim në Prishtinë.

Sipas burimeve të Sinjalit , gruaja është paraqitur në Stacionin Policor në Klinë, ku ka denoncuar se ish-bashkëshorti nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës, duke mos i sjellë tre fëmijët në Qendrën për Punë Sociale në Klinë, ku ishte caktuar takimi i tyre.

Si dëshmi, ajo ka dorëzuar vendimin e Gjykatës dhe një shkresë të përpiluar nga Qendra për Punë Sociale, të cilat, sipas saj, vërtetojnë moszbatimin e vendimit gjyqësor. Pas shqyrtimit të rastit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar procedurë penale për veprën “Mospërfillje e Gjykatës”, në kuadër të rasteve të dhunës në familje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është kontaktuar nga hetuesit, por nuk ka mundur të paraqitet për intervistim pasi ndodhet jashtë vendit. Pas kthimit të tij dhe marrjes në pyetje, Prokurori i Shtetit pritet të vendosë për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com