119 të arrestuar në Turqi me dyshimin për lidhje me Shtetin Islamik

0%

Autoritetet turke kanë arrestuar 119 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni të zhvilluar në 30 provinca të vendit, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë. Sipas ministrisë, operacioni u zhvillua nga xhandarmëria në provinca të ndryshme, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Adananë.

Të arrestuarit akuzohen se janë anëtarë të Shtetit Islamik, për përhapje të propagandës së grupit në rrjetet sociale dhe për financimin e tij përmes personave të lidhur me organizatën terroriste dhe të ashtuquajturave shoqata bamirëse.

Në fund të qershorit, një person i dyshuar për lidhje me IS u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në jug të Ankarasë, vetëm dy javë përpara samitit të NATO-s të mbajtur në kryeqytetin turk. Pas atij incidenti, me urdhër të Prokurorisë së Ankarasë, autoritetet arrestuan edhe 209 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe grupe të ekstremit të majtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot