14-vjeçarja dyshohet se ushtroi dhunë ndaj motrës e vëllait të mitur

0%

Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe vëllait të saj të mitur, ndërsa më pas është larguar nga shtëpia, raporton Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit , ngjarja ka ndodhur më 17 korrik, rreth orës , në rrugën “Motrat Qiriazi” në Pejë.

Rastin e ka denoncuar babai i fëmijëve, i cili është intervistuar në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të viktimave – djalit 8-vjeçar dhe vajzës 6-vjeçare. Ai ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve më të vegjël dhe, pas incidentit, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Pas marrjes së deklaratës së ankuesit, Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhunë në familje”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia është duke zhvilluar veprime për lokalizimin e 14-vjeçares, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com