​42 qese me kokainë i gjenden një të dyshuari në Isniq të Deçanit

0%

Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën dhe u sekuestruan sasi të dyshuara të kokainës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , kur gjatë kontrollit te i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur 42 qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 23.3 gramësh.

Policia ka konfiskuar gjithashtu 375 euro dhe një telefon mobil. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Burimi: Bota Sot